Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ambasadorja Hrebickova: Çekia derë e hapur për bashkëpunim në shëndetësi me Kosovën

Wednesday, 24 February 2010 21:10
Translation is on process....

Ambasadorja e Republikës së Çekisë në Kosovë,  znj. Janina Hrebickova, tha sot se ambasada e këtij shteti në Kosovë do të jetë një urë lidhëse midis Prishtinës e Pragës, jo vetëm në rrafshin diplomatik, por edhe të shëndetësisë.

Ajo deklaroi kështu në Qendrën e Telemjekësisë të Kosovës, në përmbyllje të vizitës dy ditore të një delegacioni të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti në Kosovë, pjesë e të cilit ishin ekspertë të fushës së menaxhimit shëndetësor dhe të fushave klinike.

Ambasadorja Hrebickova tha se Çekia do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërsa javëve në vijim, një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë do ta vizitojë Pragën me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në shëndetësi dhe finalizimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në shëndetësi midis Çekisë e Kosovës, që ishte një nga çështjet e diskutuara gjatë kësaj vizite të delegacionit çek në Kosovë, të kryesuar nga Ivo Hartmann, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë të Çekisë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës Mybera Mustafa ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen në shëndetësi dhe e ka cilësuar vizitën e tyre në Kosovë si shumë të suksesshme dhe të dobishme për Ministrinë e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës.

Në ditën e fundit të vizitës së tyre në Kosovë, ekspertët çek kanë ligjëruar dhe demonstruar praktikat e vendit të tyre në regjistrimin dhe distribuimin e barnave dhe në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

Ligjëratat kanë qenë interaktive ku ekspertët vendorë kanë bërë pyetje dhe kanë ofruar përvojat e tyre.

Share/Save/Bookmark
 
Banner