Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Njoftim

Monday, 01 March 2010 14:40
Translation is on process....

Jeni të ftuar përzemërsisht që të merrni pjesë në takimin-punëtorinë që UNICEF-i organizon me gazetarët për të prezantuar iniciativën për pasurimin e miellit me mikronutrient dhe luftimin e mungesës së mikronutrientëve të tjerë.

Takimi do të mbahet më 2 Mars në Villa Gërmia duke filluar nga ora 10:00, sipas rendit të ditës të cilin do ta keni të bashkëngjitur në atachment.


Kjo punëtori është e organizuar nga grupi për luftimin e çrregullimeve nga pamjaftueshmëria e jodit dhe mikronutrient të tjerë dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Qëllimi i punëtorisë është që të njoftohen gazetarët me gjendjen në Kosovë lidhur me mungesën e mikronutrientëve, sukseset në luftimin e tyre, si mund të përmirësohet gjendja nutritive dhe shëndetësore përmes pasurimit të miellit me acid folik dhe hekur dhe planet lidhur me këto aktivitete.

Në punëtori janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zyrtarë të tjerë, profesionistë shëndetësor, përfaqësuesi i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës dhe gazetarët.
Për më shumë informata gjeni të bashkangjitur programin dhe listën e të ftuarve.

Attachments:
Download this file (Ftesa per takim me 2 Mars 2010.doc)Agenda
Share/Save/Bookmark
 
Banner