OBSH sjell të hënën 100 mijë vaksina kundër A H1N1
Friday, 05 March 2010 14:08
Translation is on process....
Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Prishtinë, ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës se të hënën do të arrijnë në Kosovë 100 mijë vaksina kundër Gripit të ri A H1N1, pjesë e kontigjentit prej 200 mijë vaksinave, të cilat OBSH I kishte zotuar për Kosovën si donacion për luftimin e pandemisë së virusitAH1N1.
Vaksinat kundër A H1N1 (Arepanrix) që do të arrijnë të hënën në Kosovë, janë të prodhuara nga kompania e njohur “Glaxo Smith Kline” në Kanada, dhe sipas planit të vaksinimit të IKSHP-së, me to do të mund të vaksinohen të gjitha kategoritë e popullatës në Kosovë. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


