Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Përurohet nesër Klinika e rinovuar e Neurologjisë

Wednesday, 24 March 2010 13:25
Translation is on process....
Nesër, më 25.03. 2010 në Klinikën e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), do të bëhet përurimi i rinovimit të kësaj Klinike, një projekt ky i financuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe partnerët e saj.

Në ceremoninë e shënimit të përfundimit të punimeve në këtë klinikë, do të marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, dhe autoritetet e tjera, të cilat krahas Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontribuar që kjo klinikë tashmë të ketë një pamje dhe inventar të ri dhe sipas standardeve të larta mjekësore.

Në rinovimin e kësaj klinike Ministria e Shëndetësisë ka investuar 330. 000 euro, duke ngritur në nivelin më të lartë Kujdesin Intensiv.

Ministria e Minierave dhe Energjetikës ka kontribuar me 100.000 euro në ngrohjen solare të klinikës, ndërkohë që Postë-Telekomi i Kosovës (PTK) ka investuar 80.000 euro në pajisjen me inventar.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ndërkaq, ka investuar 20 mijë euro në ndërrimin e tubacioneve.

Klinika e Neurologjisë numëron një staf prej 80 punëtorëve, prej të cilëve 19 janë mjekë specialistë dhe pjesa tjetër i takon stafit tjetër: mjekë, infermierë, teknikë, etj., dhe ajo ofron shërbime terciare shëndetësore nga lëmia e neurologjisë për pacientët.

Përurimi do të bëhet të enjten në  ora 11:00.


Ftohen mediet ta përcjellin këtë aktivitet!


 

Share/Save/Bookmark
 
Banner