Ministri Bukoshi takoi përfaqësuesit e “Little People of Kosova”
Tuesday, 13 April 2010 09:11
Translation is on process....
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, priti sot në takim një delegacion të organizatës “Little People of Kosova”, të kryesuar nga menaxherja e saj, znj. Hiljmnijeta Apuk.
Në këtë takim është biseduar për nevojat që kanë personat me aftësi të kufizuara dhe mundësitë e zgjerimit të përfshirjes së tyre në jetën shoqërore dhe në aktivitete të ndryshme. Ministri Bukoshi ka thënë se do të shoh se cilat janë mundësitë që kjo kategori e qytetarëve të vendit të ndihmohet në forma të ndryshme, ndërsa i ka inkurajuar përfaqësuesit e “Little People of Kosova” që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e shoqërisë edhe përmes aktiviteteve të ndryshme. Në këtë aspekt, përfaqësuesit e kësaj organizate kanë kërkuar mbështetje për punësime të ndryshme, përkrahje të aktiviteteve të tyre për barazi dhe kundër diskriminimit dhe në fushata të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së kësaj kategorie.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)



