Ministri Bukoshi u takua me përfaqësuesit e FSSHKsë
Monday, 19 April 2010 11:11
Translation is on process....
Ministri i Shëndetësisë se Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi takoi sot krerët e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Blerim Syla, Dr. Blerim Delija dhe Dr. Islam Krasniqi. Ministri Bukoshi i njoftoi përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave lidhur me kërkesat e tyre bërë ditë më parë. I njoftoi se në bashkëpunim me kreun e Qeverisë së Kosovës z. Hashim Thaqi, është gjetur zgjidhja për pagesën e shtesës së 44 eurove për të gjithë punëtorët shëndetësorë. U tha se ata do të jenë pjesë aktive e grupeve punuese për përpilimin e ligjeve, si : ligjit të punës, të sigurimeve shëndetësore, të organizimit sindikal. Dhe njëherish në bazë të mundësive buxhetore në të ardhmen do te rishikohet mundësia e rritjes se pagave për punëtorët shëndetësorë. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


