Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Bukoshi dhe Ambasadori turk Unler zotohen për vazhdim bashkëpunimi

Wednesday, 21 April 2010 09:13
Translation is on process....



Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me anëtarët e kabinetit të tij, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Metin Huesrev Uenler, i cili shoqërohej nga shefi i Zyrës së Organizatës qeveritare turke TIKA në Prishtinë, z. Kursad Mahmat.

Në këtë takim, Ambasadori Uenler i ka shprehur ministrit Bukoshi gatishmërinë e shtetit turk për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe në realizimin e projektit të TIKA-s për renovimin e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike të QKUK-së, pas miratimit të projektit në shtetin turk.

Ministri Bukoshi ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen e shtetit turk për Kosovën si në fushën politike ashtu edhe në atë të shëndetësisë dhe e ka siguruar Ambasadorin se bashkëpunimi në shëndetësi do ta vazhdojë të intensifikohet në të ardhmen.

Republika e Turqisë është një prej shteteve që e ka ndihmuar shumë shëndetësinë kosovare pas luftës dhe me të cilin shtet Republika e Kosovës ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndër shtetërore në shëndetësi.

 

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner