Ministri Bukoshi formon Komisionin që rekomandon dhënien e autorizimeve për lejet e importit
Monday, 26 April 2010 11:32
Translation is on process....Komisioni do të vlerësojë dokumentacionin e paraqitur pranë AKPM-së për autorizim importi dhe leje importi për produkte dhe pajisje mjekësore
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur pranë Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) për autorizim importi dhe leje importi. Një vendim të këtillë, Ministri i Shëndetësisë e ka ndërmarrë në pajtim me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 1. paragrafi 1.3, nënparagrafi (c) dhe (d), të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19. Komisioni për të cilin është marrë sot vendim që të formohet, do t’i rekomandoj Ministrit të Shëndetësisë dhënien e autorizim importit dhe lejeve për import për kërkesat (për produkte dhe pajisje mjekësore) që i plotësojnë kushtet e kërkuara me ligjet në fuqi që e rregullojnë këtë lëmi. Vendimi është i vlefshëm që prej ditës së sotme.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


