Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Bukoshi priti Ambasadorin e Maqedonisë, Karajanov

Tuesday, 27 April 2010 11:28
Translation is on process....

Ministri Bukoshi, në pjesën e parë të majit, do ta vizitojë Shkupin, me qëllim të arritjes së Marrëveshjes për bashkëpunim ndërshtetëror në shëndetësi




Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, z. Stojan Karajanov.

Në këtë takim, Ministri Bukoshi e ka vlerësuar inkurajues bashkëpunimin konkret midis dy shteteve.

Ai e ka çmuar lart kontributin e ambasadorit me përvojë në diplomaci, Stojan Karajanov, në intensifikimin e këtij bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni dhe e ka njohur Ambasadorin me gjendjen në shëndetësinë kosovare dhe problemet e saj.

Ministri Bukoshi ka inkurajuar shkëmbimin e përvoja pozitive midis dy shteteve në shëndetësi dhe në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit, në pjesën e parë të majit, ministri kosovar i Shëndetësisë do ta vizitojë Shkupin, me qëllim të arritjes së Marrëveshjes për bashkëpunim ndërshtetëror në shëndetësi.


Share/Save/Bookmark
 
Banner