Wednesday, 28 April 2010 11:52
Translation is on process....
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot themeluesin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) për Vjenë , prof. Skënder Gashi.
Në këtë takim, ministri Bukoshi ka shprehur fjalë miradie për punën dhe kontributin e çmuar që ka dhënë z. Gashi gjatë veprimtarisë së tij shumëvjeçare si themelues dhe kryesues i LDK-së për Vjenë , duke qenë pjesë e procesit që ka sjellë lirinë dhe demokracinë në Kosovë.
Në këtë rrafsh, ministri Bukoshi ka vlerësuar lart kontributin e z. Gashi në sensibilizimin dhe internacionalizimin e çështjes së Kosovës në Austri dhe përgjithësisht në diasporë.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar se Kosova ka ende nevojë për ndihmën e njerëzve të saj në procesin e ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme dhe në funksion të qytetarëve të saj.