Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Në QKUK u shënua 12 maji-Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Wednesday, 12 May 2010 13:05
Translation is on process....

Me moton: “Ofrimi i cilësisë në shërbim të bashkësisë, infermieria udhëheqë në kujdesin kronik”, është shënuar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë. 
Në manifestimin e organizuar nga QKUK dhe Asociacioni i Infermierisë së Kosovës, morën pjesë zyrtarë të QKUK-së, Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe infermierë të shumtë nga klinikat e ndryshme të QKUK-së. 
Në emër të  Ministrit të Shëndetësisë, dr. Bujar Bukoshi,  fjalë rasti mbajti dr. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në MSH, i cili tha se në ditët e sotme roli i infermierisë po fiton një dimension tjetër të fuqizimit, duke i bërë  infermierët ofrues të përkujdesjes për miliona njerëz që ankohen nga sëmundje të ndryshme. “Infermieria si pjesë e sistemit shëndetësor mbetet bërthamë e organizmit  për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, ofrimin e përkujdesjes dhe ngritjen e vetëdijesimit për gjitha kategoritë e popullatës sonë, me qëllim që shëndeti të jetë epiqendër e zhvillimeve të reja”, theksoi mes tjerash dr. Hoti.

Znj. Fetije Huruglica, Shefe e Zyrës së Infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se  në asnjë moment infermieret nuk e humbën shpresën, ndërsa frikën e mposhtën me punën e zellshme dhe me përkushtimin e të gjithëve.  Znj. Huruglica, sqaroi se shumë  infermiere tani janë në pozita menaxheriale dhe të kualifikuara në nivele universitare e post-universitare. Në fund ajo theksoi se po punohet për të fuqizuar rolin e infermierisë, gjithherë në të mirë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Ne emër të QKUK-së, fjalën e mori Z. Ali Sadriu, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, i cili mes tjerash falënderoi gjithë infermieret për punën e deritanishme, duke shtuar se meritë për  shpëtimit të shumë jeta dhe mjekimit të pacientëve, kanë dhe infermieret. Ai shprehu përkrahjen e tij për zhvillimin e  mëtejmë të infermierisë, gjithherë në të mirë të trajtimit të pacientëve.
Znj. Lirije Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë së QKUK-së,  theksoi se shifrat e mëdha të trajtimit të pacientëve të shtrirë, flasin më së mirë për  punën e bërë nga infermieret e QKUK-së. Ajo mes tjerash me shifra ilustroi punën e bërë, duke sqaruar se gjatë vitit që shkoi ka pasur gjithsejtë  87.359 pacientë në ambulancat specialistike , 217.128 dializa të kryera dhe 36.140 ndërhyrje kirurgjike. Sipas saj, infermieret po bëjnë punë të palodhshme dhe me përplot ambicie për të zhvilluar matej infermierinë kosovare.
Në emër të Asociacionit të Infermierëve shqiptarë të Maqedonisë, një fjalë përshëndetëse e mbajti, Znj. Naxhije Fetai, e cila përcjelli urime te gjithë infermiereve shqiptare në Maqedoni. 
Prof. dr. Natyra Karahoda, në emër të  Departamentit të Infermierisë së Fakultetit të Mjekësisë, theksoi se infermieret luajnë rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve dhe se tani është punuar shumë në ngritjen profesionale të infermiereve.
Në fund të manifestimit u prezantuar disa punime seminarike që për temë kishin kujdesin ndaj infermierëve, po ashtu, u ndanë mirënjohje për infermieret e dalluara. 

Zyra për Informim e QKUK-së

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner