Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Bukoshi takoi përfaqësues të lartë të Fondit Global

Friday, 21 May 2010 12:29
Translation is on process....


Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të Fondit Global, të kryesuar nga Andreas Tamberg, menaxher portofolio i Fondit për Evropën Perëndimore dhe Azinë Qendrore.

Në këtë takim, ministri Bukoshi ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Global për asistencën që ky fond i ka dhënë Kosovës në zhvillimin e programeve nacionale për HIV/AIDS dhe TBC.

Po ashtu, ministri,  ka njoftuar zyrtarët e Fondit Global edhe për gjendjen në shëndetësinë kosovare, zhvillimet, sfidat dhe programet e tjera nga fusha e sëmundjeve të ngjitëse, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Z.  Andreas Tamberg e informoi ministrin Bukoshi për performancën shumë të mirë të dy projekteve të cilat aktualisht po implementohen, projekti për TBC dhe ai për HIV/AIDS, dhe njëherësh për projektin e tretë po ashtu për TBC, kontrata për të cilin pritet të nënshkruhet brenda muajit dhe të fillojë të implementohet në muajin tetor të këtij viti.

 


Po ashtu, Tamberg, e ka njoftuar ministrin edhe për mundësinë e aplikimit  të Kosovës për fonde shtesë në Fondin Global (në raundin e dhjetë që është shpallur një ditë më parë), [për të siguruar fonde shtesë në luftën kundër kësaj sëmundje ngjitëse.

 
Ministri Bukoshi ka thënë se MSH do të jetë e gatshme maksimalisht për bashkëpunim me Fondin Global, duke aplikuar më vëmendje sugjerimet që ky institucion bën për ngritjen dhe zhvillimin e programeve me interes për shëndetësinë.

 
 

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner