Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënoi 85 vjetorin e themelimit

Wednesday, 09 June 2010 06:13
Translation is on process....
 
Në manifestimin  që u organizua me rastin e shënimit të 85 vjetorit të themelimit të Institutit  Kombëtar të Shëndetësisë Publike  të Kosovës, ishin të pranishëm

Presidenti i Republikës së Kosovës , Z. Fatmir Sejdiu, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bujar Bukoshi,  Stephan Stein, drejtor mjekësor i NATO/KFOR-it, Johannes Wedenig, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, dr. Skënder Syla (OBSH-Zyra në Prishtinë), dr. Arben Luzati nga IKSHP –Tiranë, dr. Shaban Mehmeti nga IKSHP-Shkup si dhe shumë persnalitete si nga fusha e shëndetësisë ashtu edhe nga ajo publike.

Me këtë rast presidenti Fatmir Sejdiu kërkoi më tepër angazhim të të gjitha strukturave udhëheqëse shëndetësore me qëllim të përmirësimit të situatës në këtë sektorë. Ai duke besuar ne potencilalin dhe kualitetein e punëtorëve shëndetësorë shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e tij që të punohet sa më shumë në preventivë shëndetësore në gjithë regjionin e Republikës së Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Bujar Bukoshi tha kremtimi i 85 vjetorit na jep arsye që të jemi krenar  dhe se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është “pika e ndritshme” e shëndetësisë kosovare, dhe shprehu inkurajimin dhe përkrahjen e Ministrisë drejt  arritjes së koncepteve më bashkëkohore të shëndetit publik. 

Drejtori i IKSHP-së Dr. Naser Ramadani tha se Instituti si institucion më i lartë profesional, shkencor dhe hulumtues i shëndetësisë publike me visionin për “Popullatë të shëndoshë , në një mjedis të shëndoshë,  në shtet të shëndoshë” ka objektiv parandalimin e sëmundjeve përmes intervenimit në procesin fillestar, duke identifikuar faktorët e rrezikut që ndikojnë në sëmundshmërinë e popullatës. Ai përmendi  suksesin e IKSHP-së në luftimin e shumë sëmundjeve infektive duke zbatuar  programin e zgjeruar të imunizimit, çrrënjosjen e paralizës së fëmijëve, kompletimin e Qendrës Kombëtare të Gripit, kontrollin e kualitetit të ujit, ajrit dhe ushqimeve. Profesor Ramadani përmendi edhe ndihmën e vazhdueshme të organizatave ndërkombëtare për gjithë sistemin shëndetësor në përgjithësi dhe ndihmën për IKSHP-në në veçanti. U përmend edhe bashkëpunimi i ngushtë me Institutet Publike në Shkup dhe Tiranë, me ç’rast 85 vjetorin e puës e përshëndetën edhe përfaqësues të këtyre Instituteve.

Drejtoria e Akreditimit të Kosovës ia dorëzoi Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Certifikatën e Akreditimit të Institutit, akreditim për laboratoret testuese sipas standardit ISO/IEC 17025 në fushën e analizave fiziko-kimike të ujit të pijes, kontrollit të cilësisë së ushqimit dhe anlizave mikrobiologjike të ujit dhe ushqimit.

Në fund u shfaq një dokumentar që pasqyronte punën dhe zhvillimin e IKSHP-së.


 

Share/Save/Bookmark
 
Banner