Kosova e Çekia nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në shëndetësi
Wednesday, 09 June 2010 06:16
Translation is on process....
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi priti sot në një takim Ambasadoren e Çekisë në Kosovë, znj. Janina Hrebickova. Në këtë takim Mnistri Bukoshi nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit, të nënshkruar paraprakisht nga Ministrja e Shëndetësisë së Republikës Çeke. Ky nënshkrim në distancë është bërë për shkak të pamundësisë së shkuarjes së Ministrit Bukoshi në Çeki, (për shkak të hirit vullkanik) me 19 prill kur është paraparë të nënshkruhet ky Memorandum.
Me këtë rast Ministri Bukoshi u shpreh se nënshkrimi i këtij memorandumi do të intensifikojë bashkëpunimin e mirëfilltë në shumë aspekte të shëndetësisë, si në mjekësi emergjente, në shkëmbimin e kuadrove, në dërgimin e profesionistëve kosovarë në trajnime për ngritje profesionale. Ambasadorja çeke Znj. Hrebickova tha me këtë Memorandum është krijuar një bazë startuese, një kornizë në bazë të së cilës do të vazhdojë bashkëpunimi dhe asistenca e Republikës së Çekisë për shëndetësinë kosovare. Ky Memorandum paraqet vazhdimin e ndihmës sonë të filluar më herët me shërimin e fëmijë që vuanin nga sëmundjet e zemrës, të pasuar me ndihmën prej 2 milion euro për Qendrën Emergjentë në Prishtinë. Bashkëpunimi ynë do të bëhet në bazë të nevojave: traumatologji, asistencë për sigurime shëndetësore, shkëmbim përvojash, shkëmbim ekspertësh, këshillime. Republika e Çekisë është një nga kontribuesit e dalluar në shëndetësinë kosovare dhe gjatë dy viteve të fundit, ajo ka ndihmuar me asistencë në ngritjen e kapaciteteve fizike e profesionale dhe infrastrukturës shëndetësore, e po ashtu edhe në fushën e edukimit të vazhduar profesional të kuadrit shëndetësor kosovarë. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)



