Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Bukoshi: Problemet zgjidhen duke u ballafaquar me to

Wednesday, 23 June 2010 13:44
Translation is on process....
 
Ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi deklaroi kështu në ceremoninë e promovimit të librit: “Tranzicioni i gjendjes shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor në Kosovë”, të autoreve Fatime Arenliu –Qosaj dhe Merita Koçinaj –Berisha, që u mbajt sot në IKSHP


Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, mori pjesë sot në promovimin e librit : “Tranzicioni i gjendjes shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor në Kosovë”,  të autorëve Fatime Arenliu –Qosaj dhe Merita Koçinaj –Berisha, që u mbajt në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Duke e vlerësuar librin e autoreve, ministri Bukoshi, tha se libri përshkruan sistemin shëndetësor të Kosovës dhe në të flitet edhe për financimin e tij, që nga ministri u vlerësuar si pika më neuralgjike e shëndetësisë kosovare sot për sot.

Nuk ka nevojë të përsërisim se gjendja në shëndetësi është e vështirë, theksoi ministri, “por ne po kacafytemi me këto probleme në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet e duhura, ndërsa ky libër konfirmon një të vërtetë se pa u ballafaquar me to, problemet nuk zgjidhen” .

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, njëherësh një nga recensentët e librit, tha se autoret kanë bërë një punë të mbinatyrshme dhe me këtë libër kanë dhënë një kontribut të madh për  shëndetësinë publike .

Qasja në realizimin e këtij libri u vlerësua si profesionale dhe moderne edhe nga recensentët e tjerë si  Mary Parker, drejtoreshë e AIHA, Ilir Begolli (IKSHP), Doina Bologa, shefe e UNFPA në Kosovë, Shemsedin Dreshaj, udhëheqës i Master Programit për menaxhment shëndetësor dhe të tjerët.

 


 

Share/Save/Bookmark
 
Banner