Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Inspectorates \ Health Inspectorate \ Inspektorati Shëndetësor ka kryer qindra inspektime në shëndetësi
Print E-mail

Inspektorati Shëndetësor ka kryer qindra inspektime në shëndetësi

Sunday, 10 January 2010 12:37
Translation is on process....

Inspektorati Shëndetësor i  Republikës së Kosovës, në kuadër të përgjegjësive për monitorimin e implementimit të ligjshmërisë, kodit etik, kodit profesional dhe standardeve të cilësisë në shëndetësi, ka kryer gjatë vitit që shkoi një numër të madh të inspektimeve, të cilat kanë ndikuar në ngritjen e  vetëdijes së profesionistëve shëndetësor për nevojën e respektimit dhe implementimit të ligjshmërisë shëndetësore.

Gjatë vitit që shkoi, ISHK ka  kryer 97 inspektime të rregullta në institucionet publike shëndetësore, 37 inspektime specifike në institucionet publike; 221 inspektime të rregullta në institucionet private dhe 23 inspektime specifike në institucionet private.

Janë shqiptuar 60 vendime për institucione publike, private dhe individë; janë shqiptuar 29 vendime të shkallës dytë pas ankesave të institucioneve private; janë bërë 23 inspektime specifike në institucione publike për A (H1N1); 13 inspektime specifike me rastin e vdekjeve të pacientëve për A (H1N1); janë shqyrtuar 4 ankesa të qytetarëve; në 31 raste janë proceduar kërkesa të ndryshme si për inspektime, interpretime, etj .

Po ashtu, gjatë vitit që shkoi,  ISHK ka ngritur 10 kallëzime penale për mos respektim të ligjshmërisë, i janë bërë 3 përgjigje Gjykatës Supreme të Kosovës,  ku janë fituar rastet,  është bërë një inspektim tematik, është bërë Raporti i diagnozave që mund të shërohen në QKUK, janë  zgjidhur shumë probleme në Institucionet Shëndetësore me kërkesë të Ambasadave të Shteteve të ndryshme të vendosura në Prishtinë, ICO-së, Sigurimeve Shëndetësore, etj.

Inspektorati Shëndetësor, në kuadër të monitorimi të sektorit publik në mënyrë permanente kryen mbikëqyrjen e jashtme profesionale, gjegjësisht inspektimet në të gjitha institucionet Publike Shëndetësore; shërbimet shëndetësore në FSK dhe mbi 800 institucione shëndetësore private, bazuar nga të dhënat e Divizionit të Praksës Private.

Përmes aktiviteteve mbështetëse të Inspektoratit është arritru në fazën përfundimtare të licencimit të Institucioneve Private; ngritjen e nivelit të plotësimit të dokumentacionit mjekësor nga ana e personelit; eliminimin e  barnave me afat të skaduar nga institucionet, pajisja me infrastrukturë ligjore shëndetësore; mbyllja e institucioneve shëndetësore të pa licencuara; ngritja e kallëzimeve penale për personat të cilët e rrezikojnë shëndetin dhe  rritja e buxhetit të MSH-së përmes penalizimeve.

Share/Save/Bookmark
 
Banner