Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ News \ Announcements \ Ministri Agani priti ekipin e mjekëve amerikanë që implantuan pejsmekerët te dy fëmijët kosovarë
Print E-mail

Ministri Agani priti ekipin e mjekëve amerikanë që implantuan pejsmekerët te dy fëmijët kosovarë

Thursday, 26 January 2012 13:46
Translation is on process....

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot ekipin e mjekëve amerikanë të organizatës  “Për Zemra dhe Shpirtra “ (For Hearts and Souls), të kryesuar nga Dr. Kirk Milhoan , që ditë më parë bashkë me Dr. David Bush dhe Dr. Ramush Bejiqin , në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me sukses të plotë bënë implantimin e pejsmekerëve te dy fëmijë kosovarë.


Ministri Agani ka falënderuar ekipin mjekësor amerikan për kontributin e tyre të dhënë në trajtimin e shumë pacientëve kosovarë, në veçanti të fëmijëve me probleme shëndetësore në zemër dhe ka shprehur mbështetjen që projektet e përbashkëta të vazhdojnë edhe në të ardhmen në fushat senzitive siç janë kardiologjia dhe kardiokirurgjia.

Shuma financiare e pejsmejkerëve të implantuar ditë më parë te dy fëmijët kosovarë ka qenë rreth 16 mijë dollarë dhe ka qenë donacion i organizatës amerikane “Për  Zemra dhe Shpirtra”, ndërkohë që rëndësia e bashkëpunimit u vlerësua të jetë e një vlere jashtëzakonisht të madhe për profesionistët shëndetësor nga Kosova, të cilat kanë mundur të përfitojnë eksperienca të reja duke qenë pjesë në asistime në ndërhyrjet e kryera.
Ekipi i mjekëve nga Amerika, ka ndihmuar gjatë njëmbëdhjetë vjetëve të fundit në operimin e 168 fëmijëve nga Kosova, të cilët kanë pasur probleme me zemër, ndërkohë që në takimin me Ministrin Agani, u shpreh zotimi i dyanshëm për vazhdimin e bashkëpunimit.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për shëndetin e fëmijëve kosovarë, Ministri Agani u ka ndarë certifikata falënderimi mjekëve amerikanë: Dr. Kirk Milhoan, Dr. David Bush dhe Dr. Kimberly Milhoan.

Share/Save/Bookmark
 
Banner