Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ News \ Announcements \ Ministri Bukoshi priti përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian
Print E-mail

Ministri Bukoshi priti përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian

Thursday, 29 April 2010 08:54
Translation is on process....

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë të kryesuar nga znj. Keroll Paulek, të cilët ndihmojnë në zhvillimin e një modeli të Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH) në Kosovë përmes kompanisë për konsultime dhe shërbime të teknologjisë informative, EPTISA.


Në këtë takim, është biseduar për hapat e ndërmarrë deri më tani në vlerësimin e gjendjes rreth sistemit aktual të informimit shëndetësor, zhvillimin e mëtejmë  dhe modelet lidhur me regjistrimin elektronik shëndetësor dhe regjistrimin elektronik të pacientëve, për të cilat çështje,  EPTISA ka prezantuar kohë më parë rezultatet e një projekt-studimi.

Ministri Bukoshi dhe përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë dhe të EPTISA-s janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimin në drejtim të ndërtimit të një modeli efikas të Sistemit të Informimit Shëndetësor në Kosovë.


 

Share/Save/Bookmark
 
Banner