Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ News \ Announcements \ Vendosen stentet e para në QKUK
Print E-mail

Vendosen stentet e para në QKUK

Thursday, 29 April 2010 13:17
Translation is on process....

                 

Në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot  për herë të parë ka filluar vendosja e stenteve në arteriet e zemrës.  Fillimisht  vendosja e stenteve u është bërë  tre pacientëve, të cilët pas vendosjes së stenteve janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërhyrjen e kanë kryer, dr. Basri Sejdiu dhe dr. Tefik Bekteshi, të asistuar nga kryeinfermierja Alberie Thaqi.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Bujat Bukoshi, ka çmuar lartë profesionalizmin e mjekëve të QKUK-së, duke e vlerësuar këtë si  sukses të gjithë shëndetësisë kosovare. Ai ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë për  QKUK, duke sqaruar se që në fillim të mandatit të tij, po angazhohet për përmirësime të vazhdueshme. Ai tha se do angazhohet që po ashtu, të ketë furnizim më të mirë me barna dhe material shpenzues për QKUK. 

Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, z. Ali Sadriu, po ashtu vlerësoi punën e mjekëve  për fillimin e  vendosjes së stenteve, duke shprehur përkrahjen e tij për punën profesionale të stafit shëndetësor të QKUK-së. Z. Sadriu tha se që na koha e zgjidhjes së tij në postin e drejtorit ekzekutiv në QKUK, është angazhuar dhe po angazhohet që të vë në funksion shërbime të reja në QKUK, në mënyrë që pacientët  të mos kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës.


Pacientët e parë që u janë vënë stentat janë: Muhamet  Sinani (1969) nga Vushtrria, Habib Meholli (1952) Mitrovicë dhe Fadil Tahiri(1960) nga Prishtina.   Vendosja e stente do vazhdoi edhe ditëve në vijim, kurse punën do ta kryejnë ekipi i mjekëve të specializuar nga Klinika Interne e QKUK-së.

 

Zyra për informim e QKUK-së





  
 

Share/Save/Bookmark
 
Banner