MSh: Për gjashtë muaj, mbi 300 pacientë të trajtuar jashtë vendit
Thursday, 12 August 2010 09:25
Translation is on process....Prishtinë, 12. 08. 2010 Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka arritur që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, përmes Programit të Trajtimit Jashtë Vendit (TJV), të dërgojë në mjekim jashtë institucioneve shëndetësore të Kosovës 356 pacientë. Numri më i madh i pacientëve të mjekuar për këtë periudhe gjashtë mujore është bërë në Republikën e Turqisë (148 + 84), në Maqedoni 65, Gjermani 38, Shqipëri 21, derisa raste në numër më të vogël janë trajtuar edhe në shtetet si Francë, SHBA, Zvicër, Austri, etj. Zyra e Programit të Trajtimit Jashtë Vendit (ZTMJV) ndërkaq, vetëm në periudhën gjashtë mujore të këtij viti ( 1janar 2010-30 qershor 2010) ka pranuar 582 aplikacione për TMJV sipas diagnozës, prej të cilave 69 raste janë fëmijë të moshës prej 0-15 vjeç. Që prej vitit 2003, kur është themeluar ky program, Zyra e TMJV e MSh-së ka pranuar 6570 aplikacione, prej të cilave ka aprovuar 5721 lëndë , derisa trajtim mjekësor përmes buxhetit të PTJV-së kanë marrë mbi 2300 persona. Programi i Trajtimit Jashtë Vendit i Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur në dispozicion gjatë këtij viti një buxhet prej 2 milionë eurove. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


