Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Zyra për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës

Zyra për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës

Zyra për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës me Shëndetin Riprodhues (ZShNFR)

Është njësi organizative në kuadër të Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore e formuar nga një shkurti i vitit 2008 e cila synon të përmirësoj:

  • Shqetësimet lidhur me shëndetin e nënës dhe të fëmijës,
  • Sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e tyre e lartë,
  • Pozitën e gruas në shoqërinë kosovare dhe
  • Zhvillimin e shërbimeve  shëndetësore cilësore   për nënën e fëmijën.

Roli dhe misioni:
Ndihma në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave dhe të aktiviteteve te cilat në mënyrë te drejtpërdrejtë ndikojnë në përmirësimin e indikatorëve të gjendjes shëndetësore të nënës dhe fëmijës me shëndetin riprodhues për një fillim të shëndetshëm të jetës.

Objektivat:
Përmirësimi i shëndetit të nënës, fëmijës, riprodhues dhe seksual.

Aktivitetet:

  • Hartimi  dhe implementimi i politikave dhe strategjive në fushën e shëndetit të nënës, fëmijës dhe ate riprodhues,
  • Përcaktimi i prioriteteve për Ministrinë e Shëndetësisë nga fusha e Sh-ëndetit të N-ënës, F-ëmijës dhe R-iprodhues,
  • Koordinimi dhe monitorimi me projketet në kuadër të ShNFR,
  • Promovimi dhe mbështetja në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijës, gruas dhe të shëndetit rirpodhues,
  • Mbështetja dhe monitorimi i institucioneve shëndetësore të cilat ofrojnë shërbime nga fusha e shëndetit të nënës, fëmijës dhe e shëndetit riprodhues
  • Bashkëpunimi dhe koordinimi i kativiteteve me ekspertët nga fusha e SHNFR,
  • Bashkërenditja e aktiviteteve me organet të cilat mbështesin dhe zhvillojnë aktivitete nga fusha e ShNFR siç janë KKSHNF (Komiteti Kosovar për Shëndetin e Nënës dhe të Fëmijës, GIMF (Grupi i “Institucioni Mik i Foshnjes) etj.
  • Komunikimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve me njësitë, divizionet dhe departamentet në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ministrive tjera,
  • Komunikimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve me partnerët nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OBSh/WHO), UNICEF dhe UNFPA) dhe organizatat tjera qeveritare e jo qeveritare,
  • Komunikimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve me asociacionet e profesionisteve të Kosovës (gjinekolog&obstetërve, pediatërve&neonatologëve, mamive dhe infermiereve etj),

Personeli:
Momentalishtë kjo zyrë ka të punësuar vetëm një zyrtar, pra zyrtarin për shëndetin e nënës, fëmijës me shëndetin riprodhues. Planifikohet që pd7r së shpejti të punësohet edhe një asistent/asistente.

Plani i punës (shkoqitje):

Përmirësimi shendetit të nënës me  shëndetin riprodhues dhe seksual:

  • Revidimi i Strategjisë së Shëndetit Riprodhues
  • Hartimi i  UA për shërbimet, kujdesin dhe organizimin e sherbimeve te shendetit seksual e riprodhues,
  • Hartimi i UA: “Planifikimi Familjar” dhe  “Mbikëqyerja, parandalimi diagnostifikimi,trajtimi dhe kujdesi ndaj infeksioneve seksualishtë transmisive dhe të HIV/AIDS-it,
  • Promovim i të drejtave te gruas dhe zbatimi i Ligjit  Antidiskriminim,
  • Sigurimi  dhe mirëmbajtja e  pajisjeve/ teknologjisë  sipas standardeve etj.


Përmirësimi i shëndetit të fëmijës:

  • Zbatimi i Ligjit për nxitjen, mbrojtjen dhe promovimin e të ushqyerit me qumësht gjiri- Hartimi i UA: “Te drejtat e femrës në gjidhënje” dhe “Roli e detyrat e Institucioneve ne nxitjen, mbrojtjen, promovimin  e gjidhënjës.
  • Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit dhe Shëndetit të Fëmijës dhe Adoleshentit.
  • Promovimi i të drejtave të ushqimit në gji, ushqimit të shëndoshë, rritjes dhe zhvillimit, përkujdesjes shëndetësore etj.
  • Mbikëqyerjen/promovimin e implementimit të: ISMF, MISF, PKEP dhe të  programeve tjera edukative e promovuese.
  • Kijimi i  sistemit për zbulimin e hershëm, trajtimin dhe përmirësimin  e anomalive/ ngecjeve në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve etj.
     

AKTET LIGJORE:
Shëndeti riprodhues paraqet jo vetëm mirëqenie të plotë fizike, mendore e sociale, por edhe mirëqenie të procesve, funksioneve dhe sistemeve riprodhuese në të gjitha fazat e jetës së individit.

Pa një regjistrim të popullatës dhe pa të dhëna të besueshme statistikore- është e vështirë të vlerësohet gjendja se ku ndodhet shëndeti riprodhues, mirëpo është e sigurt se:

  • Edhe më tutje kemi numër të madh të shtatzënive dhe që një numër i tyre lindin jashtë materniteteve,
  • Kemi shkallë të lartë të vdekshmërisë perinatale, të motakut dhe maternale- më të lartat në Evropë- përkunder përmirësimeve!

Problemi i aborteve vazhdon të na preokupoj dhe të jetë i lartë. Kontraceptivët si mjet për planifik. familjar, përdoren në shkallë të ulët.

Të gjitha këto e obligojnë MINISTRINE e SHENDETESISE për të marrë  masa dhe veprime:

  • Të krijon  politikat dhe zbaton  ligjet
  • Vendos  norma, standarde dhe udhëzime administrative
  • Koordinon me  aktivitetet në sektorin e shëndetësisë


Mbikëqyrë dhe inspekton zbatimin e këtyre standardeve:

  • Ndjekë situatën dhe zbaton masat për parandalimin, identifikimin dhe kontrollin e problemeve në shëndetësi
  • Menaxhon me infrastrukturën
  • Përkrahë aktivitetet e qytetarëve nga lëmia e shëndetit
  • Zhvillon dhe zbaton fushata promovuese në informim publik
  • Përkrahë  zhvillimin e arsimimit shëndetësor
  • Të kontrollon cilësinë e ushqimit.
  • Legjislacioni burimin e vetë e ka në Kushtetutë,  Ligjet, Aktet nën-ligjore dhe  Strategjitë.

Ligjet:

L. për shëndetësi i Kosovës- Nr. 2004/4  i cili:
përcakton sistemin e kujdesit, veprimtarinë dhe financimin  shëndetësor, nisur nga  barazia, gjithëpërfshirja dhe jo-diskriminimi.
në 24 kapituj dhe 129 nene e shtjellon edhe shëndetin riprodhues me planifikimin familjar,
garanton se shërbimet e shëndetit riprodhues (në shtatëzani, lindje, lehoni) ofrohen falas prej institucioneve publike (neni 22) përmes: promivimit të mënyrës së shëndoshë të jetës me arsimim shëndetësor  për ngritjen  e vetëdijës dhe klulturës  qytetare; përcjelljes së kushteve të jetesës dhe përmirësimin e tyre; sigurimit të kushteve për zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve, rinisë, shtatzënave dhe të lehonave .
Siguron standarde shëndetësore të cilësisë së lartë (neni 25, pika d- përparimi i shëndetit riprodhues) duke: rritë jetëgjatësinë, ulur vdekshmërinë e foshnjave dhe nënave dhe ulur morbiditetin e përgjithshëm dhe ate specifik.
Precizon e saktë të veprimtarisë private shëndetësore në fushën e shëndetit riprodhues- se kur ajo është e ndaluar (frytnimi artificial me dhurues të pa njohur etj.),
Përcakton ndërprerjen e shtatzanësisë (Aborti) dhe Sterilizimin me një kapitull të veçant (Kapitulli XVIII, nenet 107 108 dhe 109) etj.
L. për shëndetin riprodhues- Nr. 02/L-76
Ligji ka për qëllim rregullimin, funksionimin dhe mbikëqyerjen e aktiviteteve nga shëndetit riprodhues, mbrojtjen e të drejtave  riprodhuese, për informim dhe për çasje në shërbime.


Ligji shtjellohet në 37 nene dhe XI kapituj për secilën fushë:

  • -   e drejta riprodhuese
  • -   informimi, edukimi, këshillimi nga kjo fushë
  • -   amësia e sigurtë
  • -   planifikimi i familjes
  • -   parandalimi dhe trajtimi i infertilitetit
  • -   ndërprerja e sigurtë e shtatzënsisë
  • -   parandalimi e trajtimi i sëm. seks. Transmisive dhe të HIV/AIDS dhe
  • -   parandalimi, zbulimi, trajtimi i sëmund. malinje të sistem. Riprodhues

L. për ndërprerjen e shtatzënësisë- Nr.03/L-110. Ka për qëllim rregullimin e ndërprerjes së shtatzënësisë, sipas Nenit 108 të Ligjit pë Shëndetësi. Materja grumbullohet në VIII kapituj dhe 27 nene.

Kapitulli i I-rë: disopozitat e përgjithëshme; I  II-të: e drejta në jetë dhe të drejtat e femrës; III-të: organzimi i shërbimeve shëndetësore; IV-të: arësyet e veçanta për abort; V-të:këshillimi dhe planifikimi familjar; VI-të-dispozitat e veçanta; VII-të: dispozitat disiplinore dhe ato ndëshkimore dhe  VIII-të:dispozitat kalimtare e përfundimtare, Duhet theksuar se Ligji ka kaluar të gjitha procedurat parlamentare por jep vërejte PSPP-ja dhe rikthehet për plotësim në Kuvend. Tani pas plotësimeve, ndodhet në procesin e aprovimit.

Duhet hartuar edhe aktet nën ligjore (U/A) të cilat më për së afërmi do të rregullojnë disa nga këto fusha.
L. për nxitjen, mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri- Nr. 02/L-81
Ka për qëllim të kontribuoj në sigurimin e të ushqyerit adekuat të foshnjes me qumësht gjiri.
E tërë materja është shtjelluar në 12 Kapituj, 18 Nene dhe një Aneks (Lista jo komplete e faktorëve, proceseve dhe e kushteve të punës).

Kapitilli i I-rë  shtjellon dispozitat e përgjithëshme, i II- informimin, i III- marketingun e zavëndësuesve të qumështit të gjirit, i IV- dhurimin e zavendësuesve të qumështit të gjirit, i  V- dhurimin e pajisjeve dhe materjaleve nga ana e prodhuesve të zavendësuesve të qumështit të gjirit, i VI- sistemin shëndetësor, i VII- punëtorët shëndetësor, i VIII- reklamuesit dhe distributoret e zavendësuesve të qumështit të gjirit, i IX-të drejtat e femrës për gjidhënje, i X- financimin, i XI-ndëshkimet dhe i XII-dispozitat kalimtare
L.  për të drejtat e përgjegjësitë e qytetarëve-Nr.2004/38
L. mbi praktikat private në shëndetësi- Nr.2004/50
L. për sigurimet shëndetësore,
L. për familjen etj.

Nga fusha e shendetit te nenes, femijes dhe riprodhues me rëndësi janë:

  • L. për shëndetin riprodhues- Nr. 02 / L-76
  • L. për nxitjen, mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri- Nr. 02 / L-81 dhe
  • L. për ndërprerjen e shtatzënësisë- Nr.03/ L-110


Aktet nën ligjore:

  • U.A- 3/2000- Programi i imunizimit
  • U.A-11/2001- Themelimi i Maternitetit në QKUK
  • U.A- 01/2003- Karta e të drejtave të pacientit
  • U.A- 13/2003- Themelimi i Siptalit në Ferizaj
  • U.A-14/2003- Themelemi i spitalit në Vushtrri
  • U.A- 28/2004- Themelimi i QEV-it
  • U.A- 29/2004- Themelimi i institucioneve të KPSh
  • U.A- 10/2006- Lejet për prodhimin e produketeve ushqimore
  • U.A- 09/2007- Zbatimi i Fletoreve për shtatzëna dhe fëmijë
  • U.A- 01/2008- Themelimi i njësisë për HIV / AIDS etj.
  • U.A- xx/2009- Nxitja, mbrojtja dhe përkrahja e të ushqyerit me qumësht gjiri, n?  Institucionet shëndetësore
  • UA- xx/2009- Rrethanat e veçanta dhe indikacionet për ndërprerjen e shtatzënësisë në kushte të sigurta,
  • UA- xx/2009- Numri, lloji dhe periudha e kryerjes së egzaminimeve të rekomanduara te shtatzënat në Republiken e Kosoves,
  • UA- xx/2009- Metodat dhe mjetet për planifikimin e familjes, të pranueshme për t'u përdorur, në Republiken e Kosoves,
  • UA- xx/2009- Riprodhimi i asistuar: Komsioni për koordinim dhe mbikëqyerje të këtyre aktiviteteve, në Republikën e Kosovës,
  • UA- xx/2009- Teknologjia e riprodhimit, inseminimit dhe e fertilizimit
  • UA- xx/2009- HIV dhe shtatzënësia
  • UA- xx/2009- Organizimi i shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues në kujdesin shëndetësor të të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës
  • UA- xx/2009- Parandalimi, zbulimi i hershëm, mbikëqyerja dhe trajtimi i sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues, karcinomë së qafës së mitrës dhe të karcinomës së gjirit , në Republikën e Kosovës,


Strategjitë:

  • 2004- Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë (2010-2014):
  • 2009- Strategjia e Shëndetit  Riprodhues- pritet nisma e revidimit të saj
  • 2008-Strategjia e Parandalimit të HIV/AIDS-it në Kosovë
  • 2009-Strategjia e shëndetit dhe zhvillimit të fëmijës dhe të adoleshentit Në procedure të hartimit !
     
Banner