Ministria e ShëndetësisëKumtesë
E Hënë 06 Shtator 2010 09:20
Në pajtim me Rregulloren për Shërbimin Civil në Kosovë, Udhëzimin Administrativ 2003/4 dhe vendimin e Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Ali Sadriu, është kthyer sot në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa prof. dr. Sejdullah Hoxha është liruar nga detyra e Ushtruesit të Detyrës të drejtorit ekzekutiv të QKUK-së. Instituti Onkologjik pranoi donacion një aparat mamografie
E Premte 03 Shtator 2010 06:54
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Institutin e Onkologjisë u bë përurimi i Kabinetit të ri të Mamografisë. Instalimi i aparatit të sofistikuar të Mamografisë të tipit Hologic/Lorad Mark IV me pajisjet akcesore është donacion në kuadër të Projektit Trajnues të “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë. Po ashtu në kuadër të këtij donacioni përfshihen edhe filma dhe kaseta të mamografisë nga Kodak.
Dr. Richard Hirsh, radiolog dhe udhëheqës i ekipit të Projektit Trajnues tha se ky donacion nuk përfshin vetëm dhurimin e aparaturës, por edhe trajnimin e stafit vendor për leximin dhe interpretimin e mamografisë nga profesionistët shëndetësor që veprojnë në kuadër të RMI. “Ky donacion nuk është dhuratë për spitalin as për radiologët, por është dhuratë për gratë, për familjet e Kosovës sepse mamografia shpëton jetë, duke diagnostifikuar sa më herët kancerin e gjirit. E vetmja mënyrë që ky projekt të ketë sukses, jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri është bashkëpunimi i mirë mes radiologëve, udhëheqësve të Institutit dhe patjetër përkrahjes së Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi me këtë rast Dr. Hirsh. Lexo më shumë... Ministri Bukoshi priti radiologun amerikan Richard Hirsh
E Hënë 30 Gusht 2010 16:16
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot radiologun e njohur amerikan nga Ohajo (SHBA), Richard Hirsh, i cili me ekipin e tij po qëndron në një mision për zhvillimin e kapaciteteve mjekësore për radiologji dhe mamografi në Kosovë. Projekti Trajnues i “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë është caktuar të realizohet prej 29 -11 shtator 2010. Në kuadër të këtij projekti janë 4 komponente: Donacione dhe trajnim në mamografi; trajnim në kirurgjinë e gjirit; edukim të popullatës për shëndetin e gruas, në veçanti shëndetin e gjirit dhe trajnim në kujdesin paliativ. Ministri Bukoshi e ka njoftuar radiologun amerikan dhe ekipin e tij me potencialet që ka aktualisht Kosova në fushën e Radiologjisë dhe Onkologjisë, ndërsa ka theksuar se kjo vizitë po realizohet në kohën e duhur, pikërisht kur po finalizohet procesi i radioterapisë në Kosovë. Ministri i ka dhënë mbështetje projektit, për aftësim të radiologëve kosovarë nga ekipi trajnues i RMI dhe ka siguruar se Ministria e Shëndetësisë ka shumëfishuar angazhimin në trajtimin e sëmundjes së kancerit. Në kuadër të këtij projekti përfshihet donacioni i pajisjes së Mamografisë, donacion që do t’i jepet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)dhe Spitalit Rajonal në Pejë. Projekti i trajnimit në mamografi për Kosovë është aprovuar pas vizitës vlerësuese të suksesshme të Dr. Hirsh dhe ekipit të tij me 15-16 tetor 2009, kur është vlerësuar se Kosova ka potencial për të pranuar projektin e mësimdhënies së mamografisë.
Më shumë artikuj...
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL
|
GripiMenya kryesoreDepartamentetSpitalet RajonalePër MinistrinëProfesionistëtVeprimtaria private |
English (United Kingdom)
Serbian (Latin)




