Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ A H1N1 \ Grupi punues për A H1N1 u jep drejtorateve komunale udhëzimet e reja për Gripin
Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Grupi punues për A H1N1 u jep drejtorateve komunale udhëzimet e reja për Gripin

E Enjte 03 Dhjetor 2009 07:03

 

Nën kryesimin e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Haxhi Kamberi, sot në Qendrën Kryesore të Zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë u zhvillua një takim i përfaqësuesve të Grupit për menaxhimin e pandemisë së A H1N1 me drejtorë të drejtorateve komunale për shëndetës.

Dr. Haxhi Kamberi i ka njoftuar drejtorët me masat e ndërmarra deri më tani dhe ato që duhet të zbatohen në vijim me qëllim të menaxhimit së më të mirë të situatës.

Në këtë aspekt, Kamberi, ka përmendur masat administrative të ndërmarra, por edhe veprimet praktike si për sigurimin e Tamiflusë, mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor, planet për sigurimin e vaksinave dhe distribuimin e tyre.



Ministria, bashkë me palët e tjera të involvuara në menaxhimin e situatës, ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara deri tash nga OBSH, ka theksuar Kamberi, duke kërkuar që këto masa të zbatohen me përpikëri edhe në nivelin primar dhe sekondar.

Drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani ka prezantuar situatën epidemiologjike në vend që rezulton me 167 raste të konfirmuara të A H1N1 në Kosovë, 10 raste që kanë përfudnuar me vdekje (exitus letalis) dhe rastet sporadike deri tash tek nxënësit në shkolla, që sipas tij, ka qenë arsye kryesore që të mos vjen deri te ndërprerja e mësimit.

Krahas dorëzimit të udhëzuesit që edhe infektologët rajonalë dhe specialistët ta japin Tamiflu, që dje iu shpërnda drejtorateve komunale për shëndetësi nga MSh.

Drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj ka shpjeguar mënyrat e trajtimit klinik të rasteve deri më tani dhe ai ka kërkuar që rastet e definuara si grip, sa më parë të trajtohen me Tamiflu.

Sipas tij, shumica prej rasteve që deri tash kanë përfunduar me vdekje, janë paraqitur me vonesë te mjeku, si dhe kanë pasur edhe komplikime të tjera nga të cilat më e shpeshta insuficienca respiratore akute.

Shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, ka folur për vaksinat e rekomanduara, të cilat, ka thënë ai, janë të cerifikuara nga OBSH-ja dhe Agjensioni Evropian për Produkte Mjekësore. Si të tilla, ka thënë ai, vaksinat janë të sigurta.

Në këtë takim, drejtorët kanë folur për përvojat e tyre në rastet e deritanishme dhe gjendjen sa i përket menaxhimit, ndërsa ka qenë konkluzion i përbashkët, që të gjitha strukturat duhet të tregohen të vëmendshme dhe të sillen me përgjegjësi, duke rritur sistemin e raportimit dhe menaxhimit klinik, sepse, nuk përjashtohet mundësia që edhe valë të tjera të pandemisë të sjellin raste të shumta.

Ministria e Shëndetësisë ndërkaq, edhe një u bën thirrje edhe një herë qytetarëve për vigjilencë, kujdes dhe zbatim të masave preventive. Gjendja është serioze dhe kërkohet angazhim i shtuar.

 

 

Share/Save/Bookmark
 
Reklama