Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ A H1N1 \ Grupi punues për A H1N1 inkurajon marrjen e vaksinës
Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Grupi punues për A H1N1 inkurajon marrjen e vaksinës

E Premte 11 Dhjetor 2009 14:16

Nën kryesimin e dr. Mybera Mustafa, zëvendësministre e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, Grupi punues për menaxhimin e pandemisë së gripit A H1N1 në nivel të Kosovës, ka mbajtur sot takimin e rregullt në të cilin është shqyrtuar situata epidemiologjike në vend rreth Gripit të ri pandemik A H1N1.
Në këtë takim është vlerësuar se situata është nën kontroll, por ende mbetet serioze për shkak të rasteve të regjistruara në vazhdimësi të gripit si pasojë e pranisë së Virusit A H1N1 dhe virusëve sezonalë.

Grupi punues për menaxhimin e pandemisë nga ky takim i inkurajon punonjësit shëndetësor në Kosovë dhe kategoritë e tjera të cilave u është dedikuar kjo vaksinë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të mirë për vaksinim, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), do të sigurojnë doza të tjera të vaksinës me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga virusi.

Ministria inkurajon edhe kategoritë e tjera, sipas indikacioneve dhe sipas konsultimeve me mjekët , që të paraqiten në Qendrat e Mjekësisë Familjare, me qëllim të vaksinimit.

Në këtë takim është biseduar për ngritjen e nivelit të kapaciteteve fizike dhe profesionale për menaxhimin sa më të mirë të situatës, furnizimin e rregullt me barna dhe materialet e nevojshme për trajtimin e rasteve.

Grupi ka rekomanduar që nga Qeveria e Kosovës të kërkohet lejimi i shfrytëzimit të mjeteve financiare nga Fondi Emergjent për sigurimin e një furnizimi sa më të qëndrueshëm, blerjen e aparaturës si respiratorë, etj.

Në takim është kërkuar nga menaxherët e spitaleve rajonale që të kërkojnë nga personeli i tyre që në Prishtinës të mos dërgohen rastet të cilat mund të trajtohen në spitalet e tyre dhe të zbatohet trajtimi korrekt i të prekurve nga Gripi sipas protokolleve dhe udhëzuesve të shpërndarë.

Nga krerët e IKSHP-së u bë e ditur se që nga 15 korriku e deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 235 raste pozitive në A H1N1, derisa në Klinikën Infektive janë të shtrirë 35 pacientë nën observim klinik dhe 4 të tjerë në mjekimin intensiv.

Nga OBSH u bë e ditur se të hënën, 95 mostra të konfirmuara si pozitive në Kosovë, do të dërgohen në Londër, me qëllim që të bëhet një evaluim i punës së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Grip dhe të shihet nëse eventualisht në ndonjë nga rastet e konfirmuara si pozitive virusi ka pësuar mutacion.

Grupi u bën thirrje sërish qytetarëve që të zbatojnë masat preventive kundër Gripit dhe të paraqiten me kohë te mjeku kur kanë shenja të dyshimta gripi, derisa në Qendrën Kombëtare të Gripit do të analizohen vetëm mostrat e të sëmurëve me pasqyrë të rëndë klinike dhe mostrat e të vdekurve.

Të hënën ndërkaq, ekspertët e OBSH-së nisin në Kosovë një mision për të inspektuar menaxhimin klinik të rasteve të pandemisë së Gripit A H1N1.

Share/Save/Bookmark
 
Reklama