Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Lajme \ Kumtesa \ Ministri Agani bisedon me Ambasadorin e Bullgarisë për bashkëpunimin në shëndetësi
Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Ministri Agani bisedon me Ambasadorin e Bullgarisë për bashkëpunimin në shëndetësi

E Enjte 29 Dhjetor 2011 11:18

 


Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, z. Bobi Bobev, i cili në takim ishte bashkë edhe me Rektorin e Universitetit Mjekësor të Sofjes, z. Vanio Mitev dhe Drejtorin Ekzekutiv të Universitetit Nacional Sveta Ekaterina të Bullgarisë.
Në këtë takim, mysafirët nga Bullgaria kanë shprehur interesimin dhe ofertën e tyre për bashkëpunim në lëmin e kardiokirurgjisë  dhe për ndihmë në lëmin e shkencave mjekësore në Kosovë.
Ministri Agani ka falënderuar delegacionin e shtetit bullgar për shprehjen e interesimit dhe gatishmërisë për bashkëpunim dhe ka shprehur përkushtimin e MSH-së për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë.

Share/Save/Bookmark
 
Reklama