Zyrtarë të MSh-së marrin pjesë në Konferencën e 6-të Kombëtarë të Cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Tiranë
E Premte 30 Dhjetor 2011 09:33
Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i përbërë nga zyrtarë të Inspektoratit Shëndetësor, zyrtarët përgjegjës të MSH-së për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe zyrtarë nga Divizioni i Cilësisë së Shërbimeve, morën pjesë në Konferencën e 6-të Kombëtare të Cilësisë: “Akreditimi i institucioneve shëndetësore-eksperiencat e para në Shqipëri”, që u mbajt në Tiranë.
Konferenca është organizuar nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri. Në këtë konferencë, delegacioni nga Kosova ka marrë pjesë në mënyrë aktive në punimet dhe debatet e konferencës, ndërsa eksperienca e marra, do të jenë në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Kosovës. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri, Prof. Dr. Jusuf Kalo e ka vlerësuar kontributin e delegacionit nga Kosova, që me diskutime aktive i kanë kontribuar suksesit të Konferencës dhe ka shprehur besimin se procesi i akreditimeve të institucioneve shëndetësore do të mund të zbatohet sa më parë edhe në Kosovë. |
Menya kryesoreDepartamentetProjektetSpitalet RajonaleGripiPër MinistrinëProfesionistëtVeprimtaria private |
English (United Kingdom)
Serbian (Latin)


