Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Vesti \ Vesti \ Ministri Agani takoi delegacionin e ekspertëve të Bankës Botërore për Kosovë
Štampa El. pošta

Ministri Agani takoi delegacionin e ekspertëve të Bankës Botërore për Kosovë

četvrtak, 29 decembar 2011 11:22
Translation is on process....



Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.Ferid Agani, priti sot në takim një delegacion të Bankës Botërore të përbërë nga z. Ronald Hendriks, këshilltar i kujdesit shëndetësor nga Holanda dhe z. Ahmet Levent Yener, ekspert i Zyres së Bankës Botërore në Ankara, të cilët prej datës 27 dhjetor deri me datën 30 dhjetor ndodhen në vizitë pune në Kosovë.
Ky delegacion po qëndron në Kosovë me qëllim të pregatitjes së raportit përfundimtar për pakon reformuese legjislative të MSH-së të përbërë nga Projektligji i shëndetësisë dhe Projektligji i sigurimeve shëndetësore.
Gjatë takimit u arrit deri te vlerësimi i përbashkët se është arritur përparimi i dukshëm në koncipimin e këtyre dy akteve themelore ligjore nëpërmjet të cilave MSH-së synon avansimin e dukshëm të shërbimeve shëndetëore në vend.
 

Share/Save/Bookmark
 
Baner