Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Vesti \ Vesti \ Ministri Agani bisedon me një delegacion nga Turqia për partneritetin në shëndetësi
Štampa El. pošta

Ministri Agani bisedon me një delegacion nga Turqia për partneritetin në shëndetësi

četvrtak, 29 decembar 2011 12:27
Translation is on process....


Delegacioni nga Izmiri kryesohej nga z. Rifat Sait, deputet shqiptar në Parlamentin e Turqisë dhe njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të këtij shteti


Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot një delegacion nga Izmiri i Turqisë, i kryesuar nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Turqisë z. Rifat Sait, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të këtij shteti.
Në këtë takim, Ministri Agani, e ka njoftuar delegacionin nga Turqia, në përbërje të së cilit përveç politikanëve kishte edhe biznesmenë e përfaqësues të federatave e shoqatave të ndryshme joqeveritare, për zhvillimet në shëndetësinë kosovare, procesin e reformave dhe nevojat e sistemit shëndetësor të Kosovës.


Ministri Agani ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për bashkëpunimin shumë të mirë deri tani me MSh-në, trajtimin e njëqind pacientëve kosovarë falas sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy ministrive, ndihmën në aspektet e tjera shëndetësore, por edhe ndihmën që Turqia po i jep Kosovës edhe ne agjendën politike.
Ai ka theksuar se në kuadër të partneritetit publiko-privat bashkëpunimi midis Kosovës e Turqisë në shëndetësi do të mund të intensifikohet në të ardhmen, bazuar në rregullativën ligjore që ka krijuar Qeveria e Kosovës dhe se fushë e bashkëpunimit të suksesshëm mund të jetë edhe turizmi shëndetësor.
Deputeti në Parlamentin e Turqisë, Rifat Sait, ka  shprehur interesimin për fushat konkrete të investimeve në shëndetësinë kosovare si dhe ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të mbështes Kosovën edhe në fushën e lobimit për sa më shumë njohje të pavarësisë së saj.
Në takim janë biseduar edhe tema të tjera me interes në kuadër të forcimit të bashkëpunimit midis Turqisë e Kosovës.

 

Share/Save/Bookmark
 
Baner