Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Vesti \ Vesti \ Ministri Agani diskuton me “Mercy –Corps” për shëndetin mjedisor
Štampa El. pošta

Ministri Agani diskuton me “Mercy –Corps” për shëndetin mjedisor

utorak, 24 januar 2012 08:00
Translation is on process....

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot një delegacion të organizatës “Mercy -Corps”, të kryesuar nga drejtori për Kosovës, z. Lee Norrgards, me të cilin është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.

Në këtë takim është biseduar lidhur me zhvillimin e programit të mbikëqyrjes së plumbit në gjakun e fëmijëve dhe të rriturve në Lagjen e romëve në Mitrovicë dhe shërbimet të cilat “Mercy- Corps” në këtë aspekt është duke i ofruar bashkë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë si dhe mundësitë e vazhdimit të zbatimit të këtij programi nën autoritetin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë pas përfundimit të programit nga “Mercy- Corps”.


Ministri Agani theksoi nevojën për koordinimin e aktiviteteve për themelimin dhe ndërtimin e Institutit të Toksikologjisë pranë QKUK-së, si nevojë imediate për të adresuar  në mënyrë adekuate çështjet që kanë të bëjnë me rrezikimin e shëndetit  si pasojë e helmeve.

Në takim janë diskutuar edhe çështje të tjera  të lidhura me shëndetin mjedisor në komunën e Mitrovicës, për çka u dakordua nevoja e organizimit të një takimi të përbashkët edhe me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
 

Share/Save/Bookmark
 
Baner