Ministri Bukoshi priti përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian
četvrtak, 29 april 2010 08:54
Translation is on process....![]()
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë të kryesuar nga znj. Keroll Paulek, të cilët ndihmojnë në zhvillimin e një modeli të Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH) në Kosovë përmes kompanisë për konsultime dhe shërbime të teknologjisë informative, EPTISA. Në këtë takim, është biseduar për hapat e ndërmarrë deri më tani në vlerësimin e gjendjes rreth sistemit aktual të informimit shëndetësor, zhvillimin e mëtejmë dhe modelet lidhur me regjistrimin elektronik shëndetësor dhe regjistrimin elektronik të pacientëve, për të cilat çështje, EPTISA ka prezantuar kohë më parë rezultatet e një projekt-studimi. Ministri Bukoshi dhe përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë dhe të EPTISA-s janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimin në drejtim të ndërtimit të një modeli efikas të Sistemit të Informimit Shëndetësor në Kosovë.
|
Glavni MeniDepartamentiProjektetSpitalet RajonaleGripO MinistarstvuProfesionalciPrivatne aktivnosti |
English (United Kingdom)
Albanian - AL



