Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Vesti \ Vesti \ Kosova e Maqedonia nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi
Štampa El. pošta

Kosova e Maqedonia nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi

petak, 07 maj 2010 08:55
Translation is on process....

Ministrat Bujar Bukoshi dhe Bujar Osmani vlerësuan se Marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim i hap rrugë intensifikimit të bashkëpunimit në shëndetësi e medicinë midis dy shteteve

Prishtinë, 06. 05. 2010

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, dhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen e bashkëpunimit në lëmin e Shëndetësisë e Medicinës midis dy shteteve.
Të dy ministrat vlerësuan se nënshkrimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë intensifikimit të bashkëpunimit midis dy shteteve, duke pasuar parasysh se Kosova dhe Maqedonia kanë interesa të përbashkëta edhe në fushën e shëndetësisë.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes, të dy Ministritë, gjegjësisht dy shtetet zotohen  se do të bashkëpunojnë ngusht në fushën e shëndetësisë, duke qenë se sfidat e këtij sektori janë pothuaj të njëjta , tha ministri kosovare i Shëndetësisë Bujar Bukoshi.
I bindur se dy shtetet do ta respektojnë marrëveshjen, Ministri Bukoshi shprehu përkushtimin e MSH-së që të bashkëpunojë ngusht, ndërsa përvoja, theksoi ai, tregon se të dy shtetet kanë shumë për të këmbyer në fushën e shëndetësisë dhe medicinës.


Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se Marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe ajo vendos bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e shëndetësisë.
“Nënshkrimi i marrëveshjes është fillimi i ri një bashkëpunimi të ndërsjellë midis dy shteteve dhe në ditët në vijim do të krijohet një Plan aksional, i cili do të detajojë në mënyrë konkrete veprimet që duhet ndërmarrë, me qëllim që bashkëpunimi të jetë i plotë”, tha Ministri Osmani.
Ministri Osmani, bashkë me një delegacion të zgjeruar është pritur nga Ministri Bukoshi me bashkëpunëtorët dhe krerët e institucioneve shëndetësore të vendit, ndërkohë që delegacioni nga Maqedonia është pritur edhe nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramë Manaj.
Marrëveshja e nënshkruar sot midis dy ministrave i obligon dy ministritë që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e informatave në lëmin e shëndetësisë, shkëmbimin e stafit mjekësor , kontaktet midis Fakulteteve të Mjekësisë Odave të Mjekësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësor, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e ligjëruesve, format e bashkëpunimit në mjekësi të përgjithshme, farmaci, stomatologji, shkencat mjekësore etj.
Share/Save/Bookmark
 
Baner