Instituti Onkologjik pranoi donacion një aparat mamografie
petak, 03 septembar 2010 06:54
Translation is on process....
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Institutin e Onkologjisë u bë përurimi i Kabinetit të ri të Mamografisë. Instalimi i aparatit të sofistikuar të Mamografisë të tipit Hologic/Lorad Mark IV me pajisjet akcesore është donacion në kuadër të Projektit Trajnues të “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë. Po ashtu në kuadër të këtij donacioni përfshihen edhe filma dhe kaseta të mamografisë nga Kodak.
Dr. Richard Hirsh, radiolog dhe udhëheqës i ekipit të Projektit Trajnues tha se ky donacion nuk përfshin vetëm dhurimin e aparaturës, por edhe trajnimin e stafit vendor për leximin dhe interpretimin e mamografisë nga profesionistët shëndetësor që veprojnë në kuadër të RMI. “Ky donacion nuk është dhuratë për spitalin as për radiologët, por është dhuratë për gratë, për familjet e Kosovës sepse mamografia shpëton jetë, duke diagnostifikuar sa më herët kancerin e gjirit. E vetmja mënyrë që ky projekt të ketë sukses, jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri është bashkëpunimi i mirë mes radiologëve, udhëheqësve të Institutit dhe patjetër përkrahjes së Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi me këtë rast Dr. Hirsh. Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi falenderoi të gjithë profesionistët shëndetësor, si ata kosovar ashtu edhe ekspertët e huaj, që nga vullneti i mire, janë angazhuar me shumë entuziazëm për ta jetësuar këtë projekt. “Diagnostifikimi i hershëm i kancerit të gjirit te femrat, është një nga objektivat në kuadër të Strategjise Sektoriale të Ministrisë së Shëndetësisë. Ne me përkushtim do të punojmë në preventivë për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga “ky vrasës” i femrave. Trajnimi i kuadrove kosovare për mamografi në këtë moment është i rëndësishëm sepse jemi në përmbyllje të procesit për ta funksionalizuar Institutin Onkologjik, tha me këtë rast Ministri Bukoshi. Radiology Mammography International (RMI) është organizatë joprofitabile e përkushtuar në mbështetje të nevojave për mammografi dhe edukim për kancer të gjirit në vendet në zhvillim, në gjithë botën: përmes asistencës teknike, donacioneve dhe trajnimit praktik. Pas vizitës vlerësuese të suksesshme që dr. Hirsh dhe ka pasur në tetor të vitit të kaluar është aprovuar projekti i mamografisë për QKUK në Prishtinë dhe Spitalin Rajonal në Pejë. Ekipi mjekësor i RMI përbëhet nga profesionist të kësaj fushe si: radiolog, teknologë të mamografisë, kirurg, specialist të kujdesit paliativ, edukatorë të Shëndetit të gruas, ekspertë këta që do të realizojnë të katër komponentet e këtij projekti. Të gjithë janë profesionistë shëndetësor që punojnë në baza vullnetare dhe kanë marrë pjesë në shumë misione në mbarë globin. |
Glavni MeniDepartamentiProjektetSpitalet RajonaleGripO MinistarstvuProfesionalciPrivatne aktivnosti |
English (United Kingdom)
Albanian - AL



